Vendet e Vishegradit mirëpresin krijimin e “Mini Shengenit” nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Në një deklaratë ata shprehen se besojnë se një bashkëpunim kaq i ngushtë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

“Vendet e Vishegradit vazhdojnë të mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së”, deklarojnë ata. Deklarata u nënshkrua nga ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjártó, Jakub Kulhanek i Cekise, Ivan Korcok ministër i jashtëm i Sllovakisë dhe Zbigniew Rau i Polonisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb