TIRANË

Dy tërmete në pak minuta me epiqendër në Detin Adriatik kanë shkundur qytetin e Durrësit, Tiranës, por edhe shumë qytete të tjera të vendit.


Pak muaj më parë, Presidenti i vendit Ilir Meta paralajmëroi se vendet e Ballkanit pritet të goditen nga një valë tërmetesh apokaliptike. Ai apeloi ndaj institucioneve përkatëse që të marrin masa paraprake dhe të tregojnë kujdes të shtuar.


Pasditja e së shtunës krijoi panik dhe frikë tek qytetarët. Ministria e Mbrojtjes  theksoi se parashikimi i tërmetit nuk mund të bëhet duke ironizuar kështu apelimin e Kreut të Shtetit.


Lëkundjet e sotme lanë pas dëmtime të shumta në banesa.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: