Njeriu që drejton vendin ku Rusia kryen testime bërthamor, Andrei Sinitsyn ka thënë të martën se objekti ishte gati të rifillonte testet bërthamore “në çdo moment” nëse Moska jep urdhër.

Moska nuk ka kryer një provë të armëve bërthamore që nga viti 1990, një vit para rënies së Bashkimit Sovjetik, por disa analistë perëndimorë dhe rusë thonë se presidenti Vladimir Putin mund të urdhërojë një të tillë, në përpjekjen për t’i dërguar një mesazh frenimi Perëndimit nëse lejon Ukrainën të përdorë raketat e saj me rreze të gjatë për të goditur Rusinë, diçka që është në diskutim, raporton Reuters.

Një provë bërthamore nga Rusia mund të inkurajojë të tjerët si Kina ose Shtetet e Bashkuara të ndjekin shembullin, duke filluar një garë të re armësh bërthamore midis fuqive të mëdha.

Vendi i testimit të Rusisë, i vendosur në arkipelagun e largët Novaya Zemlya në Oqeanin Arktik, ishte vendi ku Bashkimi Sovjetik kreu më shumë se 200 teste bërthamore, duke përfshirë shpërthimin e bombës bërthamore më të fuqishme në botë në vitin 1961.

Ai vëzhgohet nga afër nga satelitët spiun perëndimorë për aktivitet.

“Vendi i testimit është gati për rifillimin e aktiviteteve të testimit në shkallë të plotë. Është gati në tërësi.

Laboratori dhe objektet e testimit janë gati. Personeli është gati. Nëse vjen urdhri, ne mund të fillojmë testimin në çdo moment”, ka thënë Sinitsyn në një intervistë të rrallë për Rossiyskaya Gazeta, gazetën zyrtare të qeverisë ruse, e cila u botua të martën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: