Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka iu është bashkuar reagimeve pas vendimit të Koalicioni qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman për votën pro për çeljen me kushte të negociatave për Shqipërinë në BE.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Duka thekson se plotësimi i kushteve do të thotë ndëshkim të krimit zgjedhor, rrëzim të 30 qershorit dhe, më në fund, zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme. Mes të tjerash Duke ironizon Ramën, ndërsa shton se ‘mund të gënjejë veten, por jo shqiptarët’.

“Mund të gënjejë veten, por jo shqiptarët!
Mohimi i vazhdueshëm i ekzistencës së problemeve, për të cilat Koalicioni qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosi 9 (nëntë) kushte, do të thotë të mos kesh vullnet politik për t’i zgjidhur ato. Sepse plotësimi i kushteve do të thotë ndëshkim të krimit zgjedhor, rrëzim të 30 qershorit dhe, më në fund, zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme. Të cilat janë çka partnerët tanë presin për çeljen e negociatave dhe, mbi të gjitha, janë çka qytetarët shqiptarë meritojnë!”, shkruan Duka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: