Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë në Gjermani, Christian Lange, ka falënderuar qeverinë shqiptare për arritjet e deritanishme në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe rrugën e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Zyrtari i lartë gjerman ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Twitter” mesazhin e numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla, teksa e falënderon për punën dhe arritjet drejt rrugës evropiane.

“Faleminderit për punën dhe arritjet tuaja deri më tani”, shkruan Christian Lange.

Ndërkohë, në mesazhin e tij në “Twitter”, Balla shkruante: “Mirënjohje Lange për vëmendjen e veçantë për Shqipërinë. Gjermania po ndihmon ngushtë në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Fillimi i bisedimeve për anëtarësim do të çojë përpara përparimin e Shqipërisë. Bundestagu do të vendosë javën e ardhshme dhe jemi optimistë për një vendim pozitiv”.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb