Ambasada e SHBA dhe ajo e Britanisë kanë reaguar në lidhje me dënimin me shërbim prove të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në reagimin e ambasadës amerikane, thuhet se dënimi i një ish-ministri tregon se drejtësia po bën përpara.

“Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat.”, thuhej në njoftimin e ambasadës amerikane.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa, ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norman ka shkruar në profilin e tij në “Twitter” se vendimi për dënimin e Saimir Tahirit tregon se drejtësia në Shqipëri po maturohet.

“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”, -thuhet në reagimin e ambasadorit.

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj iu ka dhënë “pëlqim” të dyja postimeve të ambasadave të rëndësishme në vendin tonë. Xhafaj tregon me anë të pëlqimeve, se qëndron në krah të ambasadorëve të huaj në Shqipëri.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb