Por edhe klubet e tjera të superiores kanë kaluar në sitën e Komisionit të Disiplinës për çështje të ndryshme. Kështu edhe derbi i madh i kryeqytetit ka pasur dëmet e tij anësore. Pavarësisht spektaklit në tribuna, sikundër ndodh në çdo përballje, Tirana dhe Partizani do të vujanë pasojat.

Më rëndë e ka pësuar Tirana, e cila do të jetë e detyruar të luajë pa tifozë përballjen e javës së 27-të, kur do të presë Laçin. Ultrasit bardheblu u bënë shkak për ndërprejes disaminutëshe të derbit për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë, ndaj dhe disiplina ka mbyllur dyert e “Selman Stërmasit” për një sfidë.

Ndërkohë Partizani është gjobitur me 300 mijë lekë të rinj për sjelljen e gabuar të tifozëve, që gjatë derbit ndezën flakadanë në tribuna, por pa cënuar mbarëvajtjen e garës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb