Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, bashkë me kryeministrin Edi Rama, ka qenë e pranishme në konferencën e klimës, organizuar nga OKB, konferencë kjo që u mbajt në Skoci.

Në vazhdën e diskutimeve dhe përfundimeve të zhvilluara atje, ministrja deklaroi pas mbledhjes së sotme të qeverisë, se kanë marrë vendimin të reduktojnë emetimin e CO2, për t’u radhitur kështu, krahë vendeve të BE, por jo vetëm.

“Ne gjithmonë flasim për zonat e mbrojtura, por mjedisi vjen në qendër të vëmendjes së qeverisë. Kur flasim për faunën e egër, disa prej llojeve nuk janë në zonat e mbrojtura, por të shpërndarë në territor. Me vendimin e sotëm, veçse përcaktojmë kritere të sakta për ekosistemet që lëvizin speciet dhe faunat e egër, përfshirë edhe qeverinë vendore. Me këtë VKM që miratojmë sot, për ekosistemet e faunës së egër.

Sapo jemi kthyer nga samiti botëror për klimën, ku patëm një zë të rëndësishëm në emër të një kategorie vendesh që nuk janë fare ndotës në nivel global, por janë viktima të ndryshimeve klimaterike. Ne morëm angazhimin që të reduktojmë emetimin e CO2 duke u radhitur kështu krahas vendeve të tjera, edhe nga BE”, tha Kumbaro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: