Ish-presidenti i Argjentinës, Carlos Menem, i ka habitur të gjithë pas lajmit se do të rimartohet javën e ardhshme me ish-bashkëshorten e tij Zulema, 30 vite pas divorcit.
90 vjeçari Carlos dhe Zuleman janë martuar për herë të parë në vitin 1966.
Nga kjo martesë çifti ka dy fëmijë, Carlitos, i cili ndërroi jetë pas një përplasje me helikopter dhe Zulemita, e cila është në prag të 50-ave.
Ish-presidenti dhe Zulema janë njohur në Damask në vitin 1964 dhe nga ai takim gjërat mes tyre avancuan sa arritën deri tek martesa.
Ish presidenti po kalon një moment delikat shëndetësor dhe ai u shtrua përsëri në spital këtë mëngjes të enjten në Sanatoriumin Los Arcos.