Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se vendimi i Enkejeld Alibeajt për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar, është i ngjashëm me atë të marrë nga ish kryetari i PD Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës.

Në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se duhet një frymë e re politike, ndërsa shtoi se duhen politikanë të cilët nuk mendojnë vetëm për interesi e tyre, por edhe për shqiptarët.

“Alibeaj kishte thënë që përfaqësojnë të renë në PD. Që këtu nis problemi. Shenja më e madhe e krizës në PD është Alibeaj, Basha me të tjerë. Nëse mendojmë diçka të re një parti të re me frymë të re kemi disa kërkesa elementare, parti më demokratike që vepron duke dëgjuar pjesëtarët sipas forumeve dhe jo që vendos lideri.

Që kur nisi kjo, nuk është kështu. Vendimi i Bashës që e mori i vetëm pa pyetur parti e njeri që përjashtoi Berishën se nuk vë në diskutim vendimin e amerikanëve, edhe veprimi i Aliebajt tani është i ngjashëm. Në gjithë problemet që ka kjo parti dhe kjo opozitë e dobët me një mazhorancë kaq të dhunshme, nuk mund të ndalosh e të mendosh që kur të marr vendimin ta marr me të tjerë e jo te jem vetëm?
Frymë e re mendoj disa politikanë që mendojnë përtej interesit të tyre, që nuk janë aty për të vjedhur e përfituar.

Pasi ikën një pjesë nga Parlamenti më parë, dolën një tufë tjetër thanë hyjmë ne të marrin një votë deputeti duke mos llogaritur dëmin që i shkaktuan opozitarizmit dhe shërbimin që i bërë Ramës”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb