Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilit deputeti demokrat Ervin Salianji do të duhet të kalojë 1 vit në burg me akuzën e “kallëzimit të rremë” public.

Vendimi i Apelit është konsideruar si politik nga opozita, ndërsa kreu democrat Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se do të ketë përballje dhëmb për dhëmbë dhe rezistencë në rrugë e sheshe.

Alfred Lela, drejtor i Komunikimit në PD, tha se është koha për protesta serioze, në kuptimin edhe të përmasave, edhe rezistëncës dhe vijueshmërisë.

“Nuk mjaftojnë ato protestat që konsideron si shëtitje”, tha Lela. Ai tha se një anëtar i grupit parlamentar dënohet se ka denoncuar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, dhe dënohet nga kunata e zv.Kryeministres së të njëjtës parti.

“Tani që po flas për Salianjin më kujtohet Gazment Bardhi, sepse me logjikën e përdorur nga Apeli, mund të dënohet edhe Bardhi, pra kemi një akt shpallje lufte. Opozitës nuk i mbeten përveç tjetër veç atyre të luftës”, tha Lela.

Ai u shpreh se me këto vendime Gjykate të diktuara, Qeveria thotë mos guxoni të denonconi as vjedhjet, as abuzimet, as lidhjet me krimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: