Erisa Xhixho, deputete e PL-së, ka reaguar lidhur me vendimin e Apelit për dënimin e ligjvënësit demokrat Ervin Salianji.

Xhixho shkruan në rrjetet sociale se sot u dënua politikisht deputeti Ervin Salianji, vetëm sepse ai guxoi të denoncojë një prej aferave më të rënda të qeverisjes socialiste.

“Me dënimin e kolegut Salianji, pushteti politik i Kryeministrit, përmes përdorimit si instrument të drejtësisë synon të frikësojë e t’i mbyllë gojën opozitës dhe mbarë qytetarëve.

Ndaj, sot më shumë se kurrë, opozita dhe qytetarët duhet të bëhen bashkë, që në këtë vend të mos ketë askush guximin të shpërdorojë pushtetin për interesa korruptive e kriminale”, shkruan Xhixho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb