Klubi korçar i Skënderbeut ka reaguar pas vendimit të CAS duke sqaruar se është vetëm refuzimi i kërkesës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane dhe se vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim.

Klubi i futbollit Skënderbeu thotë se mbetet besimplotë se vendimi përfundimtar do jetë në favor të tyre.

DEKLARATA
Sot, 14 qershor 2018, CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka marrë vendim dhe ka refuzuar kërkesën e KF Skënderbeut, për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të Apelit të UEFA-s.
Kjo nënkupton refuzimin e kërkesës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga CAS.

Për të sqaruar opinionin publik, CAS ka refuzuar vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s. Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim.

Klubi dhe zyra ligjore mbetet besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të KF Skënderbeut.
Me respekt, KF Skënderbeu.

Skenderbeu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: