Për analistin Genc Burimi, pjesë e radios “France International”, ndryshe nga Gjermania, e cila dha një “Po” me kushte për çeljen e negociatave me Shqipërinë, Franca nuk ndan të njëjtin mendim.
Ndërsa analizoi kushtet e vendosur nga CD/CSU, për të cilat u shpreh skeptik se mund të realizohen, duke sjell si shembull gjithë sa ndodhi në ditë më parë në tryezën e OSBE për reformën zgjedhore, Burimi u ndal edhe në aspektin ekonomik që shtyn Francën për t’i thënë “JO” celjes së negociatave.

“Franca mendon që Shqipëria nuk e meriton çeljen e negociatave. Është një vend i panjohur, një vend mysliman, vend me trafiqe me probleme të mëdha. Franca ka një problem të madh me Evropën Lindore, Macroni nuk do më zgjerim. Franca në mënyrë zyrtare e tha me anë të ish sekretares së shtetit për cështje europiane, që tha ‘jam krenare që kam penguar negociatat me Shqipërinë, dhe do të punoj që negociatat mos të hapen”.

Sot në Francë temë e ditës është një problem i madh, ndihma shtetërore për klandestinët, azilantët, të cilët për një problem mjekësor shkojnë mjekohen falas. E dini sa ka vajtur kjo shifër, 1 mld euro. Dhe sipas macron në krye të grupit që abuzon më shumë janë shqiptarët. Në Francë ende komentohen shqiptarët për gjëra negative.” – tha analisti Burimi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Franca me Neës24, ndërsa e komentoi si një lojë shahu, vendimin e CDU/CSU-së gjermane, për t’i thënë një “PO” me kushte Shqipërisë.

“Është lojë shahu. Gjermanët bëjnë propozimin, që i jep kënaqësi edhe Ramës po i bën qejfin edhe Bashës që është ‘po’ me kushte, dmth je në vend numëro. Reforma zgjedhore, kushti bazë e Gjermanisë, dje dështoi. Nuk ka nevojë që Franca të thotë jo, vetë shqiptarët nuk do jenë në gjendje të plotësojnë kushtet. Kështu që Franca del e larë edhe Holanda.” u shpreh Burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb