Vendimi i FIFA-s për të mos dënuar me ndeshje pezullim, por me gjobë Xhakën dhe Shaqirin, është raportuar menjëherë në mediat serbe.


‘Kurir’ shkruan në titull: “Turp për FIFA-n dhe për gjithë botën”. Me tej në brendësi bëhet me dije se futbollistët që festuan me shqiponjën janë dënuar me 10 mijë franga zvicerane.


Ndërkohë “Sportklub.rs” është më e përmbajtur pasi shkruan se ‘ky ka qenë një vendim i pritshëm dhe lojtarët do luajnë ndeshjet e ardhshme’.


(BalkanWeb)