TIRANË- Lideri i Partisë, Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila dënoi me gjobë dy opozitarët Edi Paloka dhe Arben Ristani për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama. Basha shkruan në faqen e tij të Facebook se ky vendim është i papranueshëm për opozitën dhe se është fakt i njohur që Edi Rama është i lidhur me krimin.
“Është fakt i njohur botërisht që Edi Rama është lidhur kokë e këmbë me krimin. Kryeministri aktual është njeriu që solli në parlament me firmën e tij, dhjetëra deputetë të lidhur me rekorde kriminale. Është fakt i njohur botërisht që ai përdori kontratën me krimin, si një instrument për të fituar pushtetin, si një instrument që po e përdor sot sërish për të mbajtur pushtetin. Asnjë alibi nuk e shpëlan Edi Ramën nga dosjet dhe lidhjet e tij me krimin, dosje të cilat partnerët tanë ndërkombëtarë ia kanë përplasur në tryezë”, shkruan Basha.
Më tej kreu i opozitës deklaron se Rama është mbrojtësi më i flaktë i personave me rekorde kriminale në parlament.
“Është fakt i njohur botërisht që Edi Rama ka qenë dhe mbetet mbrojtësi më i flaktë i personave me rekorde të tmerrshme kriminale në parlament dhe në listën e tij të kandidatëve vendorë. Sepse Edi Rama ka refuzuar dhe refuzon të zgjidhë kontratën me krimin”, thotë ai.
Basha e akuzon kryeministrin se i ka bërë presion drejtësisë, çka sipas tij solli vendimin e sotëm. “Presioni i paprecedent, që ai i ka bërë sistemit të drejtësisë me qëllimin e vetëm për të mbuluar kontratën e tij me krimin, solli që sot drejtësia të japë një vendim të papranueshëm pasi kishte refuzuar më parë të merrte në shqyrtim prova, fakte dhe dëshmitarë që hedhin dritë mbi lidhjet e Edi Ramës me krimin. Vendimi i sotëm është i papranueshëm për opozitën që ka kërkuar dhe kërkon dekriminalizimin e politikës”, thekson kreu i PD-së.
Në përfundim lideri i të djathtëve deklaron se “Partia Demokratike mbetet e vendosur të mos komentojë asnjë vendim gjyqësor, por nuk hesht dhe nuk ka për të heshtur derisa lidhjet e krimit me politikën të priten. Derisa lidhjet e kryeministrit me mafien të këputen. Kush mendon të kundërtën, gabon rëndë”.
(m.k/BalkanWeb)
Mashtrimet e Rames nuk kane fund po ashtu edhe korrupsioni. Ka monopolizuar cdo administrate. Pse drejtim I duhur eshte ky?
Rama I zgjidh konfliket me thase me leke. Ia ka marre doren ai dhe stafi tij. Mezi pres te iki se sdua ta shof me surratin e tij.
O ju komentues te rilindjes, ju kujtoj qe 21 janari e organizoi Rama per te rrezuar Ilir Meten nga pushteti dhe tani eshte aleate me te, keshtu qe nuk duhet ta permendni fare si ngjarje sepse eshte e turpshme!
Turp per gjykaten qe nuk vepron si e pavarur dhe konform ligjit, por ve gjoba per te kenaqur Kryeministrin!
Po ju te gjithe jeni te lidhur me krimin, pse nuk ja servirni provat publikut qe edhe gjykata mos ti anashkaloje!?
per Ismail be bukurin qe esht shtrir ne kanin kombin tend e ka len nxir shqiperis i odhen mavrin, cou na vari Ismail qemali dhe shiko per ke popull ngrite flamurin me siguri do futesh prap ne var me vrap
koministat i vran ata ne 21 janar o lepirsa te qelbesirave doshi dhe veliaj i paguan te vinin kur se meta i vrau po ku e keni iden ju 5 mileksha cfar u cojn ne tav e hani, shikon apni syt o qorani cfar behet doli per grev ne kuks e ofendoi shefi krimeve na familja e kercenoi dhe me arm, shefin ben si kur e oqen e cuan ne nje qytet tjeter, ate te dhunuarin ns vet shteti e futen ne burg per tubim keto vetem enver hoxha i bente o njerez pa gjak disa na ju koministat na lan mbrapa neve 2015 dhe populli shqiptar dhunohet prap na qeveria a popull pa gjak
o lomi o kulish komunistas o njerz pa gjak o plerat e kombit shqiptar e keni kuptuar cfar keni ber qe i dhat rames voten e keni burgosur shqiperin keni sjell prap hoxhen ne pushtet o qelbesirani ju jeni raca me e degjeneruar qe ne lindje
O fshatari pa toke, kooperativist i dalluar i lsi, boll lerove aren per 2mij lek te vjetra/komenti!
shko mor pall!
edhe ky duhet cuar ne gjykate, te paguaj ndonje gjobe te majme
O LULUSHE TI VAZHDON TI PO I HAP GROPEN VETES ME KETO LLOJ DEKLARATASH…
MOS U BEJ SI BABAI YT SALIU SE NUK DO TI SHIKOSH HAJRIN NDONJEHERE ZGJEDHJEVE..
BREZAT PO NDRYSHOJNE DHE KETO LLOJ DEKLARATASH NUK NGJISIN ME….NUK KA ME POPULL DELE.
PO CFAR BEHET KESHTU XHAM KUR U BEN TE GJITH SHQIPTARET TE MERREN ME POLITIK PO MIR PSE NUK E FUT NE BURG NQSE I KA VRAR ATA 4 PERSONA POR ME SA DUKET I KA VRAR VET PER DERISA NUK I KUJTON FARE ATA HALLEXHIJT PRANDAJ BASHKBISEDUS MOS IA QAJ HALLIN RAMES
O LULI VOCEL ATA 4 VETA QE PUSHKATOVE NE BULEVARD A TE KUJTOHEN NDONJEHER…??
PO ATA 28 GRA, FEMIJE DHE BURRA QE MASAKRRUAT NE GERDEC A JU KUJTOHET…??
PO ATO 265 EURO TE ZHDUKURA NE RRUGEN E KOMBIT..??
O shoku fshatar, ata 4 vete qe thua ti ishin pjese e nje turme horrash qe u kruajten vete dhe i hyne ne hunj e gure policise me deshiren per te rilindur pushtetin tuaj popullor, qe ka pushkatuar 6000 vete ne 45 vjet, me gjyq e pa gjyq. Ato 28 gra, femije e burra qe vdiqen ne Gerdec jane njelloj se ata 100 e kusur qe vdiqen pasi i kishte derguar Partia jote e lavdishme vullnetare te ndertonin HEC-in e Fierzes. Eurot e Rruges se Kombit jane shpifja e tet Partie. Fakti eshte vetem Rruga e Kombit.
Dhe ashtu do ngelesh gjithe jeten sherbetor i Edver Rames dhe pa toke se nuk ke mend ne koke per mendimin tim them qe te mos e paguajne gjoben Edver Rames duhet ti vije turp po qe se ka cipe ky njeri se kur ishte ne opozite shante dhe shpifte gjithe diten dhe naten dhe asnjeri nuk e coi ne gjyq por i pabesi i pabes ngelet nuk ndryshon deri ne vdekje.
Kush flet hajduti me i madh i zgjedhjeve,more zoteri dihet boterisht qe ti u bere kryetare Bashkie me vjedhje votash.Dihet boterisht qe vodhe 230 milion ero.dihet boterisht qe vrave 4 vete ne bulevard.Dihet boterisht qe je mashtrusi me i madh
Akoma s’e pake marre vesh qe Basha nuk u be kryetar bashkie duke vjedhur ndonje vote, por duke numeruar cdo vote, ndersa kryetarka yt deshi te qendronte kryetar bashkie pa i numeruar ca vota qe thoshte se “nuk quhen”, meqe ishin hedhur 10 cm larg kutise me ngjyyren e duhur? Dihet boterisht qe Thaqit ne Kosove pjesa e Rruges ne fushe i ka shkuar 1miliard euro, pra, me shtrenjt se rruga jone, qe hyri ne tunel e u ngrit ne ura mes malesh. Se kush ka vjedhur e kush mashtron, shihet boterisht.