TIRANE- Kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo ka reaguar pas vendimit të KE për shtyrjen me një vit të hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE.

Në një deklaratë për mediat, Pollo pohoi se BE ka vendosur për të mos hapur negociatat për shkak të korrupsionit dhe të krimit qeveritar. Po ashtu ai tha se qeveria po mashtron shqiptarët, ndërsa shtoi se Rama dhe Bushati duhet të jepnin dorëheqje sot.

REAGIMI I POLLOS
BE ka vendosur për të mos hapur negociatat për shkak të korrupsionit dhe te krimit qeveritar. Franca dhe Hollanda kane vene veton, kurse Gjermania ka kerkuar hapje negociatash me kushte. Vendimi do te rishqyrtohet pas nje viti nga Keshilli Europian i cili do te vendose vetem kur te verifikohet se Shqiperia i ka plotesuar kushtet, dhe vetem pas miratimit paraprak nga ato parlamente te vendeve anetare qe duhet te shprehen.
Por edhe ne kete dite te hidhur per shqiptaret qeveria ka pafytyresine te mashtroje dhe genjeje duke thene se jane hapur negociatat.
Ministri i Europes duhet te kishte dhene doreheqjen sot bashke me shefin e tij. Por te pafytyret nuk njohin as moral dhe as pergjegjesi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: