Menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi të lërë në fuqi 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale, ka ardhur reagimi nga Presidenca.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, e ka cilësuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor një skeç të orkestruar prej kohësh.

“Asnjë surprizë nga skeçi i rradhës i orkestruar prej kohësh”, shkruan Tedi Blushi.

Pa më parë, Kolegji Zgjedhor me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Tomor Skreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa, vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri, për çregjistrimin nga listat e zgjedhësve të pushtetit vendor, që do të thotë se më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Tediii

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb