TIRANË

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama e sheh vendimin e sotëm të KQZ-së si një shkelje të radhës nga maxhoranca dhe dëshmi se 30 qershori nuk do të jetë ditë zgjedhjesh.

Nga selia e LSI, Luan Rama theksoi se pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 25 majit është sot më shumë se kurrë detyrë për t’i dhënë qeverisë që po zhytet në krimin e radhës, ndal.

“Maxhoranca në ilegjitimitet të plotë, në shkeljen e radhës. Dëshmon se 30 qershori nuk do jetë ditë dhe datë zgjedhjesh në Shqipëri. Me këtë veprim dhe sjellje që po demonstron maxhoranca dhe qeveria, po konfirmon se duke qenë produkt i zgjedhjeve të kriminalizuara njësoj si bandat e krimit kërkon të mbulojë gjurmët e krimit me krimin e radhës.

Pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 25 majit, revolta dhe mosbindja qytetarë e vendosmëria qytetare për të mos lejuar të zhvillohet farsa e radhës është sot më shumë se kurrë detyrë, përgjegjësi dhe angazhim qytetar  e patriotik për t’i thënë ndal të keqes, ilegjitimitetit të zgjedhjeve, për t’i thënë qeverisë ndal që po zhytet në krimin e radhës”, theksoi Luan Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb