Analistja Ornela Çuçi në emisionin “Open” në News24 tha se vendimi i Kushtetueses është juridik, jo politik.

Çuçi duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ish-Kryeministrin Sali Berisha, tha se sot u rikonfirmua SPAK dhe GJKKO.

“Në këtë rast kemi një konfirmim. Problemi është që PD nuk ka luftë me SPAK, por luftën me SPAK e ka Berisha. PD e ka luftën me PS për zgjedhjet e ardhshme. i vetmi slogan që ne shikojmë është ‘Free Berisha’, nuk kemi parë as ndonjë platformë”, tha Çuçi.

Ajo u shpreh se arresti në shtëpi për Berishën, duket si një kërkesë e vetë ish-Kryeministrit. “Ne e kemi parë të gjithë këtë, ai pati masën ‘detyrim paraqitje’ nuk e respektoi dhe duket se kërkonte këtë masën tjetër për t’u heroizuar”, tha Çuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb