TIRANË-Kryertari i Parlamentit Ilir Meta ka komentuar paraditen e sotme vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku u rrëzua kërkesa e presidentit Bujar Nishani dhe u pranua pjesërisht kërkesa e PD.
Meta u shpreh se Kuvendi do të shohë me vëmendje maksimale këtë vendim, por do të presë deri në zbardhjen e plotë që do i bëjë Gjykata Kushtetuese cështjes.
“Do tregojmë vëmendjen maksimale dhe respektin maksimal. Më duhet t’ju them se Kuvendi do e shohë me vëmendje maksimale dhe do të jetë ai që do të vendosë. Presim fillimisht që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të mbërrijë në Kuvend”, u shpreh Meta në një prononcim për mediat.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: