Qëndresa Qytetare ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ligjin e miratuar në korrik nga Parlamenti i Shqipërisë për mbajtjen peng të diplomave të studentëve të mjekësisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Migen Qiraxhi shprehet se fitorja e sotme nuk është një gjysmë fitore e studentëve, por e plotë.
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese sot rrezoi ligjin e miratuar ne korrik nga Parlamenti i Shqipërisë për mbajtjen peng te diplomave te studenteve te mjekesise.
Ky vendim tregon se deputetët morën miratuan një ligj që shkelte haptazi të drejtat e studentëve. Një ligj i miratuar në orën 4:00 të mëngjesit, pa konsultim, pa analizim dhe me mungesë profesionalizmi nga deputetët e kuvendit të Shqipërisë.
Rrëzimi i këtij ligji i bllokon rrugën tentativës së Kryeminsitrit për të mbajtur peng dhe kushtëzuar edhe diplomat e mësuesve, inxhinierëve dhe profesioneve të radhës.
Vendimmarrësit shqiptarë nuk kanë asnjë rrugë tjetër përvec se të zgjidhin problematikat e sektorit, të cilat I bëjnë mjekët të largohen dhe jo thjesht të ndalojnë largimin e tyre, të cilin e kanë shkaktuar vetë nga keqqeverisja.
Fitorja e sotme nuk është një gjysëm fitore e studentëve, por është një fitore e plotë, pasi Gjykata konstatoi se periudha 5 vjecare nuk eshte ne propocion me nevojen qe ka vendi per mjeke te rinj duke e shfuqizuar kete afat, studenti nuk mund te prese 1 vit pa pune siguruar mjetet e nevojshme per jetese, per te marer diplomen dhe nga sot cdo marreveshje e lidhur mes studenteve dhe universitetit te mjeksesie eshte nul, e pavlefshme.
(BalkanWeb)