TIRANE

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 komentoi dekretin e një ditë më parë të Presidentit  Ilir Meta, për të shtyrë 30 qershorin si ditë të zgjedhjeve. Gjata tha se Presidenti me dekretin e tij shmangu përplasjen civile, ndërsa shtoi se zgjedhja e krizës në vend mund të vijë vetëm me largimin e kryeministrit Rama.

“Opozita dogji mandatet, pas djegies nuk pranoi të hynte në zgjedhje. Pse? Sepse Rama është koka e krimit të organizuar. Në këtë rrethana jemi. Atëherë opozita dogji mandatet dhe u vu në krye të pakënaqësisë zgjedhore.  Presidenti me dekretin çfarë bëri? Shmangu përplasjen civile. Ka shmangur diçka të madhe, sepse nuk dihej se çfarë mund të ndodhte gjatë protestës së mbrëmshme. Zemërimi ishte shumë i madh dhe opozitës i kishte dalë situata jashtë kontrollit. Mbrëmë ka ndodhur ajo çfarë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në protestat e tjera. Zoti Basha kishte mbyllur protestën njerëzit vazhdonin të qëndronin tek Parlamenti.

Një rrugë ka, dorëheqja e zotit Rama si shef i Avdylajve. Rënia e Edi Ramës do të thotë pengimi i gjithë krimit të organizuar, nëpërmjet qeverisë tranzitore.  Pikën ja vuri, gazeta më e madhe  gjrmane ‘Bild’. Si mund të hynim ne në zgjedhje në datën 30. Ça besimi mund të kemi te kjo gjykatë sesi shpatë mbi kokë pret Vettingut. “-tha Rama.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb