TIRANË

Zyra e OSBE në Vjenë ikurajon dialogun dhe bashkëpunimin mes gjitha institucioneve. Në një përgjigje për News24, pas vendimit të Presidentit të Republikës për ta shpallur të padëshiruar ambasadorin Bernd Borchardt në Presidencë, OSBE thotë se ‘po i kushton vëmendje notës verbale’.

“OSBE po i kushton vëmendje notës verbale të ngritur nga zyra e Presidentit. Si një partner prej kohësh i Shqipërisë, OSBE inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin me të gjitha institucionet shqiptare dhe mbetet e vendosur për të ofruar asistencë dhe suport për të çuar përpara agjendën kombëtare të vendit”, thuhet në përgjigjen e OSBE.

Ditën e djeshme Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një shkresë  Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, asaj në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit pranë MEPJ në Tiranë me anë të së cilës bën të ditur se Bernd Borchadt nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb