Tirana ka qenë sërish sot në fokus të mediave ndërkombëtare. Këtë radhë ka qenë vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin për datën e zgjedhjeve të 30 qershorit duke i dhënë një kthesë tjetër zhvillimeve në Shqipëri e duke u bërë protagonist kryesor i ngjarjeve.

Pikërisht ky vendim është bërë objekt i lajmeve të mediave prestigjioze ndërkombëtare.


“New York Times”, “Washington Post”, “Abc”, “AP” “France 24” kanë shkruar për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Ky vendim shkruajnë ato kërkon shmangien e konfliktit politik dhe social në Shqipëri.


Përmes një deklarate sot pak minuta para nisjes së protestës së opozitë, Kreu i Shtetit bazuar në Kushtetutë rendit 5 arsyet pse vendosi të ndërmarrë vendimin.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por gjithashtu ai deklaroi se më 10 qershor, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

Janë më shumë se 230 media ndërkombëtare që i kanë bërë jehonë vendimit të presidenti Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin e datës së zgjedhjeve. Mediat e huaja raportojnë se vendimi i Metës ka ardhur pas protestave të vazhdueshme të opozitës së bashkuar. Presidenti Ilir Meta shfuqizoi mbrëmjen e djeshme dekretin e datës së zgjedhjeve.

‘New York Times’, ‘Washington Post’, ‘Abc’, ‘AP’, ‘Daily Mail’, etj i kanë bërë jehonë vendimit të presidentit Meta. Në artikujt e tyre, gazetat në fjalë shprehen ndër të tjera se, ky vendim kërkon shmangien e konfliktit politik dhe social në Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri

NYT i ka dedikuar një shkrim faktit se presidenti i vendit Ilir Meta ka shtyrë datën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Sipas shkrimit të prestigjiozes ndërkombëtare, Meta ka shtyrë datën e zgjedhjeve me arsyetimin se Shqipëria ndodhet në kaos politik.

“Presidenti Ilir Meta tha të shtunën se ai kishte vepruar, sepse rrethanat nuk ofruan “kushtet e nevojshme për zgjedhje të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse Z. Meta argumentoi se kaosi në vend ka bërë që Shqipëria të mos hapë negociatat për në Bashkimin Europian. Presidenti tha se do të sqaronte vendimin e tij të hënën”, shkruan NYT.

Mijëra shqiptarë që mbështesin opozitën politike dolën në rrugë për një protestë anti-qeveritare të shtunën, duke i bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama, të cilin ata e akuzojnë për korrupsion dhe manipulimin e zgjedhjeve në 2017, që të japë dorëheqjen. Disa protestues hodhën flakërime, fishekzjarre dhe kokteje molotovi, kurse policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me ujë.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb