Punonjësit e Burgjeve do të marrin nga një page shpërblim për fundvit.

Me propozim të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, qeveria ka bërë VKM për shpërblimin me një pagë për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, përfshirë dhe punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të brendshëm në Burgje.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Shpërblime këtë fundvit ka marrë administrata e skuadrës kombëtare që punon për negociatat e Shqipërisë në BE.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb