GJIROKASTER- Pak ditë më parë qeveria shqiptare mori vendimin për dhënien e statusit “varreza historike”, varrezave ku prehen eshtrat e ushtarëve grekë, një vendim që ngjalli debate dhe kundërshtime.

‘News 24’ ka udhëtuar në Bularat të Dropullit, ku ka biseduar me dëshmitarë të gjallë të viteve të luftës italo-greke.

Reportazhi i përgatitur nga gazetarja Brikena Metaj sjell detaje interesante mbi historikun e këtyre varrezave të ngritura në fshatin Bularat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb