Gjykata Evropiane ka vendosur rregulla të reja ku lejon kompanitë të monitorojnë mesazhet private të punonjësve të tyre në internet. E drejta u jepet shefave për të monitoruar mesazhet private të punonjësve në WhatsApp dhe shërbime të tjera të mesazheve në internet.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) ka vendosur në favor të një kompanie e cila kishte lexuar bisedat private në Yahoo Messenger të një punonjësi që ai kishte dërguar gjatë orarit të punës. Inxhinieri e dërgoi çështjen në Gjykatën e Strasburgut me pretendimin e se i ishte shkelur e drejta e tij për intimitet. Por paneli i gjyqtarëve i dha të drejtë punëdhënësit, me argumentin se punëdhënësit kanë të kontrollojnë nese punonjësit janë duke i kryer me përpikmëri detyrat e tyre gjatë punës
“Punëdhënësi ka vepruar brenda kompetencave disiplinore që, nga ajo që gjykatat gjetën, kishte hyrë në llogaritë personale të punonjësit të saj në Yahoo Messenger me supozimin se informacionet që ajo dyshonte se ishin aty kishin lidhje me aktivitetet profesionale dhe se për këtë arsye qasja e tillë kishte qenë legjitime. Gjykata nuk sheh ndonjë arsye për të vënë pyetje mbi këtë gjë”,­ u shprehën gjykatësit.

Gjyqtarët e Strasburgut e kanë dhënë vendimin e tyre të martën dhe ky vendim lidhet me të gjitha vendet që kanë ratifikuar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Punonjësi ishte shkarkuar në vitin 2007 nga puna, pasi punëdhënësi kishte zbuluar se kishte përdorur Yahoo Messenger për kontakte personale, por edhe profesionale.

Për shkak se ajo besonte se ishte hyrë në një llogari që ishte në funksion të punës, gjyqtarët thanë se firma nuk kishte gabuar. Megjithatë, gjykatësit e Strasburgut thanë se kontrolli pa pasur rregulla të vendosura fillimisht nga ana e kompanive, nuk do të jetë i pranueshëm dhe në vendim shkruan se kompanitë duhet të hartojnë politika të cilat të përcaktojnë qartë se çfarë informacionesh një punëdhënës mund të mbledhë dhe se si ta bëjë këtë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb