TIRANE

Në një kohë që Presidenti Donald Trump ka vendosur mbylljen e pjesshme të qeverisë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm.

Ambasada përmes një postimi në Facebook shkruan se pasaportat dhe shërbimet e vizave në SHBA, në në Ambasadat Amerikane dhe Konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë edhe gjatë vonesës së buxhetit.

“Në këtë kohë, pasaportat e planifikuara dhe shërbimet e vizave në Shtetet e Bashkuara, në Ambasadat Amerikane dhe Konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë vonesës së buxhetit siç lejon situata. Ne nuk do ta përditësojmë këtë faqe deri në funksionimin e plotë, me përjashtim të informacioneve urgjente që lidhen me sigurinë. Për informacione mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”, shkruan në postim ambasada.

Njoftimi Ambasada (1)

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb