TURQI-Për shkak të vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të kufizuar hyrjen e emigrantëve nga 7 vende të Lindjes së Mesme, me mijëra persona kanë mbetur të bllokuar në Turqi. Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është pika kryesore për pasagjerët nga Lindja e Mesme që udhëtojnë për në Evropë dhe Amerikë.

Prej të premtes, kur Presidenti i SHBA-së e nënshkroi dekretin e deri më sot, me dhjetëra persona nuk u pranuan në avionët me destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kaosi i shkaktuar në aeroportin “Ataturk” të Stambollit pas ndalesës së vendosur nga Presidenti i ShBA-së ndaj qytetarëve të 7 vendeve me shumicë myslimane, vazhdoi edhe ditën e hënë, njofton TRT.

Zyrtarët e aeroportit deklaruan të hënën se kanë qenë të detyruar për të ndalur me dhjetëra persona për shkak të ndalesës në fjalë.Ditën e premte, Presidenti i SHBA-së Danëlld Tramp ndaloi për 4 muaj hyrjen e emigrantëve në Amerikë, ndërsa për vizitorët nga Siria, Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni, vendosi një ndalesë të hyrjes në afat 90 ditë.

Për shkak të pozitës së saj gjeografike Turqia është afër këtyre vendeve dhe është njëra prej pikave më të rëndësishme të tranzitit. Aeroporti i Stambollit përdoret mjaft nga ana e pasagjerëve nga Lindja e Mesme të cilët udhëtojnë në drejtim të Evropës dhe Amerikës.
Ndërkohë kuvendi i Irakut, vend ky që ndodhet në listën e të ndaluarve, mori vendim që ti përgjigjet SHBA-së me reciprocitet.

Vendimi i marr gjatë votimit nuk është i detyrueshëm, ndërsa ende nuk dihet se a do të vendos qeveria dhe kryeministri për ndalimin e udhëtimeve të shtetasve amerikane në Irak. Në këtë vend aktualisht ndodhen rreth 5 mijë ushtarë amerikan, ndërsa bëhet e ditur se nga një vendim i tillë i qeverisë irakiane do të ndikohen edhe një numër i madh i vullnetarëve punonjës në organizata humanitare, sipërmarrësit dhe gazetarët amerikan.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: