TIRANE

Tre ditë më parë Apeli i Krimeve të Rënda vendosi të heqë burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij vetëm me 25 vite burg për akuzën e vrasjes së katër policëve pranë plazhit “Iliria” në Durrës më 7 gusht të vitit 2009.

Ndërsa prokuroria përgatit rekursin, “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë vendimin e gjyqtarëve për këtë rast. Pro këtij vendimi rezulton të kenë votuar Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, kurse gjyqtarët nga Shkodra Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër vendimit.

  • foto galeri

Trupa gjykuese që dha vendimin për Dritan Dajtin përbëhej nga; Fuat Vjerdha, kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër. Pjesë e pesëshes gjykuese ishin edhe Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, nga Apeli i Vlorës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb