Kreu i Shtetit, Ilir Meta teksa iu përgjigj interesimit të gazetarëve, komentoi edhe një pyetje të tipit që vendimi i tij për shfuqizimin e dekretit të datës së zgjedhjeve ishte marrë në konflikt interesi pasi nga ky vendim përfitonte bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Ndërsa vuri buzën në gaz, Presidenti tha se nuk duhet shpikur asnjë institucion tjetër, pasi i vetmi institucion që i dekreton zgjedhejt është Presidenti.

Sipas tij, pa këtë dekret nuk do ketë zgjedhje.

“Mos u bëni qesharakë, në Repubikë ka një institucion që i shpall zgjedhjet. Mos u lodhni kot duke shpikur institucione të tjera. Vendimet e tij i gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese. Po zgjedhje s’ka dhe s’do të ketë pa dekretin e Presidentit”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb