TIRANË

Presidenti Ilir Meta duke sqaruar argumentet kushtetuese dhe ato ligjore për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se nëse kjo betejë do të kthehej në konflikt mes qytetarëve, atëherë procesi i zgjedhjeve do të humbiste legjitimitetin e tyre.

Ai foli edhe për protestat e opozitës, e cila sipas tij, është shoqëruar me dhunë nga të dyja palët.

Sipas kreut të shtetit, vendimi i shtyrjes së zgjedhjeve, është veprim i cili ndalon përshkallëzimin e konflikti mes palëve politike, ndërsa ftoi palët që të ulen në dialog për tejkalimin e situatës së krijuar.

“Në protestat e opozitës elementë të dhunës ndaj forcave të rendit apo institucioneve dhe nga ana e forcave të rendit përdorim i forcës në disa raste jo proporcionale. Nëse dita e zgjedhjeve do të kthehet në një betejë forcë, atëherë zgjedhjet do të humbisni rolin e tyre.Në çdo rast shfuqizim i dekretit, nënkupton shtyrje e tyre në një datë tjetër, që garanton arritjen e qëllimit për të cilën anulohet data fillestare. Shtyrja e tyre do të shërbejë si zgjidhje për dialog”-tha mes tjerash Meta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: