TIRANE


Skadon afati, pedagogët e Fakultetit të Shkencave nisin grevën e urisë. Ndërsa data e sotme përkonte edhe me përfundimin e ultimatumit të vendosur nga pedagogët për qeverinë që kërkojnë shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe mbështetjen e studentëve, kanë qënë pedagogët e Shkencave të Natyrës ata që kanë vepruar të parët.


Dokument 3
Dokument 3

përmes një vendimi të sigruar edhe nga “BalkanËeb” ata shprehen të indinjuar nga mungesa e përgjigjes së Ministrisë së Arsim it për kërkesat e tyre dhë në mbështetje të vendimeve të asamblesë së personelit akademik të FSHS të datës 15 janar dhe të takimit të përbashkët të asambleve të UT më 25 Janar.


Greva e urisë do jetë pa afatgrevën e urisë pa afat.

Mes pikave të vendimt, iu bëhet gjithashtu thirrje të gjithë asambleve të të gjitha fakulteteve të UT që të mblidhen për të koordinuar veprimet, ndërsa thirren gjithashtu asambletë e fakulteteve në të gjithë Shqipërinë që t’i bashkohen grevës.

 

Ndërkohë ditën e hënë datë 4 Shkurt 2018, ora 11.00 është thirrur të mblidhe Asambleja e fakulteteve të Universitetit të Tiranës.

NJOFTIMI I PLOTE

Ditën e sotme ka patur një sërë zhvillimesh në lidhje me kauzën universitare. Në orën 09.00 pati një takim tonin me Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa në orën 11.00 është zhvilluar mbledhja e Senatit të Uiversitetit të Tiranës. Më vonë Znj. Shahini doli në konferencë për shtyp. Dhe në orën 14.00 u mblodh Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale.

Në takimin me Ministren, grupi i pedagogëve paraqiti argumenta të thelluara për kërkesat e paraqitura nga Takimi i Asambleve të fakulteteve të UT. Ndryshe nga sa pritej, si hap logjik i kërkesave të paraqitura prej takimit të Asambleve të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës datës 25 janar 2019, Znj. Shahini nuk ktheu asnjë përgjigje konkrete për realizimin e këtyre kërkesave. Qëndrimi i saj ishte që brenda “Paktit për Universitetin” marrin zgjidhje të gjitha problematikat e arsimit të lartë.

Sa më sipër znj. Shahini i konfirmoi edhe në konferencën për shtyp.

Senati i UT vendosi për të kundërshtuar VKM-të e nxjerra nga qeveria dhe MASR, si akte nënligjore në kundërshtim me Kushtetutën e RSH dhe vetë ligjin “Për Arsimin e Lartë në RSH”

Asambleja e FSHS, me kuorum dhe shumicë votash, vendosi për shpalljen e grevës pa afat.

 

Në këto kushte, grupi i autorizuar nga Takimi i Asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, reagon si më poshtë:

Thërret Takimin e Asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës ditën e Hënë, datë 4 Shkurt 2018, ora 11.00, Godina Liria, në koherencë me vendimin e marrë në takimin e datës 25 Janar 2019, për t’u rimbledhur pas përgjigjes nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

 

(m.a/BalkanWeb)