ZVICËR- Rikthehen protestat sa i takon ccështjes së lirimit nga akuzat për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Këshilli organizativ i protestës për lirimin e kreut të AAK-së, do të organizojnë një tubim 25 shkurt në ora 14:00 në Helvetiaplatz, në Bern të Zvicrës.

Ky është njoftimi i plotë: “Ditët në vijim autoritetet e drejtësisë së Republikës së Francës do të sjellin vendimin lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi”, thotë njoftimi për media.

Këshilli kërkon organizimin e shqiptarëve që jetojnë në Europën Perëndimore të marrin pjesë në këtë protestë për të kundërshtuar mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë. “Të shtunën më 25 shkurt 2017, në 14h00, në HELVETIAPLATZ, 3005 BERN”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb