Vendimi i Këshillit të Evropës për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kthyer në temë debati për politikën shqiptare. Mes reagimeve të shumta, është edhe ai i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Genc Pollo.


Ky i fundit ka cituar kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, sipas të cilit, Shqipëria ka probleme me ndarjen e pushteteve.


“Kryeminstri hollandez Rutte thotë se Shqipëria ka problem me ndarjen e pushteteve (dmth Rama i ka mbledhur në një dorë). Këtë e thonë prejkohësh në Shqipëri. Vetëm kaq mjafton parim në që të të heqin statusin kandidat! Jo më të të çelin negociatat!”, shkruan Pollo në “Twitter”.


Kujtojmë që Holanda ishte një ndër tre vendet anëtare të BE, që kundërshtuan hapjen e negociatave të dy vendeve ballkanike.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb