TIRANË

Kryeministri Edi Rama e sheh si një lajm shumë pozitiv nga Europa vendimin për negociatat. Në një postim në “Twitter” Rama shkruan se Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor.


“Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave😁Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston🙏
Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor🤝”, shkruan Rama në Twitter.


Rama Tw
Rama Tw

(m.k/BalkanWeb)