Analisti i njohur Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për vendimin e pritshëm për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri tha se beson se treshja e gjyqtarëve që do të dalë në përfundim është në një situatë jo të mirë.

Minxhozi u shpreh se gjyqtarët në njëfarë mënyre kanë presion, pasi çdo lloj vendimi që të marrin, do të ketë reagime. Ai shtoi se sot Tahiri nuk ka ndonjë peshë politike dhe se procesi është më shumë betejë personale sesa politike.

Unë duke parë raportimet dhe si po shpaloset ky proces, Mendoj se mesazhet për paraardhësit janë të parëndësishme, ndërsa për Ramën janë të rëndësishme sepse konsiderohen me rëndësi, se i drejtohen atij se është kreu. Këtë çështje e shoh të lidhur me integrimin.

Ata gjyqtarë po vendosin në një kontekst të Shqipërisë, kur është afër reforma në drejtësi. Unë besoj se ndërkombëtaret e kanë shitur kolektivisht Tahirit. Saimir Tahiri ka sot valencë politike zero. Tahiri sot vlen zero, ai bën betejë personale e vetmitare në një sens. Elemenëtt janë që vendimi po bëhet nën presion. Unë mendoj se ata gjyqtarë që janë aty për vendimin nuk janë të lumtur, sepse e dinë se çdo vendim do prodhonte reagim”, tha Tahiri.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb