TIRANE

Policia e Shtetit nuk ka miratuar kërkesën e diasporës shqiptare për të zhvilluar protestë në datat, 28, 29, 30 dhjetor para godinës së Kryeministrisë. Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i diasporës, Genc Sejko, i njohur ndryshe si njeriu i memeve, i cili është kthyer nga Britania e Madhe për të qenë pjesë e kësaj proteste.

 

Policia Per Protesten E Diaspores

Policia e Shtetit shkruan se ky tubim pengon qarkullimin e automjeteve të urgjencës si  edhe qarkullimin normal të automjeteve të transportit publik dhe privat.

“Ky tubim pengon qarkullimin e automjetve të urgjëncës, cënon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe pengon qarkullimin normal të automjeteve të transportit publik dhe privat.Bllokimi i bulevardit  më kryesor të kryeqytetit shoqërohet me ndërprerje dhe devijime të mëdha të trafikut rrugor në Tiranë dhe cënon e ndërpret veprimtaritë e ligjzbatuese të institucioneve publike dhe jo publike për përmbushjen e detyrimeve ligjore”, arsyeton në vendim Policia e Shtetit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb