Plator Nesturi është emëruar prefekti i ri i qarkut të Vlorës. Vendimi u miratua sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, me firmën e kryeministrit Edi Rama.
Ky pozicion kishte mbetur vakant që pas zgjedhjes së Vangjel Tavos si kryebashkiak i Himarës.
Vendimi i plotë:
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.