JAPONI

Qeveria japoneze është gati të hakojë të gjithë pajisjet e lidhura me internet në shtëpi apo zyra përmes një “ankete” mbarëkombëtare që synon përmirësimin e sigurisë kibernetike. Anketa e parë e këtij lloji u miratua kohët e fundit nga qeveria dhe do të kryhet nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit duke filluar nga mesi i muajit shkurt.

Do të përpiqet të hyjë në rreth 200 milionë pajisje duke përdorur ID-të dhe fjalëkalimet më të zakonshme si “abcd”, “1234” ose “admin”. Institutit iu dha autoriteti për të pasur akses në pajisjet e njerëzve për një periudhë pesëvjeçare pas një ligji të rishikuar që hyri në fuqi nëntorin e kaluar.

“Do të shohim, nga rreth 200 milionë produkte që do të anketohen, sa janë duke u ekspozuar” ndaj rreziqeve, tha Yoshida.

Një profesor sigurie në institut pranonte që kërkuesit mund të fitonin aksidentalisht të dhëna të ruajtura dhe imazhe të kamerave të cilat, nëse zbuloheshin, do të shkelin të drejtën kushtetuese të pronarit të pajisjes për privatësi. Ministri për komunikim kërkoi nga publiku mirëkuptim dhe mbështetjen e tyre për vëzhgimin e pavullnetshëm, duke përmendur nevojën për të përmirësuar sigurinë kibernetike në prag të Lojrat Olimpike që do mbahen në Tokio në 2020-ën.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: