SHBA- Kur bie fjala tek vendimi për t’u ndarë nga bashkëshorti ose bashkëshortja, ndikimi i prindërve është shumë i madh. Në fakt, një studim i ri ka treguar se thuajse dy të tretat e të divorcuarëve thonë se mamaja i ka ndihmuar për të vendosur që të ndahen.

63 përqind thonë se familja ka peshë në vendimin për t’u ndarë, por është mamaja nga të dy krahët që ka ndikimin më të madh.

Një në dhjetë thotë se janë vëllai ose motra që i ka ndihmuar për të marrë këtë vend, ndërkohë vetëm 6 përqind thonë se janë ndjenjat e fëmijëve që kanë luajtur rol në marrjen e vendimit.

Studimi është realizuar nga studio ligjore Slater& Gordon. Amanda McAlister, një avokate për divorcet, thotë se “shpesh klientët ndjejnë presionin e familjeve të tyre për t’i dhënë fund marrëdhënies ose ndjehen të izoluar nga familja e tyre për shkak të zgjedhjes së partnerit”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: