TIRANE

Partia Socialiste pritet të zgjedhë një pjesë të kandidatëve për kryebashkiakë, që do të garojnë për zgjedhjet e 30 qershorit, në fund të muajit mars. Burime nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, mbajtur ditën e sotme, pohuan për “BalkanWeb” se një pjesë e emrave për kryetarë të bashkive do të mësohen në Kongresin Zgjedhor të partisë, i cili pritet të mbahet më 23 mars 2019.


Ndërkohë me ndryshimet e reja në qeveri, të njoftuara nga kryeministri Rama një ditë më parë, mbeten vakant postet drejtuese në dy komisione parlamentare, përkatësisht, Komisionit të Ekonomisë, pas emërimit të Erion Braçes në postin e zv/kryeministrit.


Po ashtu përkohësisht pa drejtues mbetet edhe Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, pasi emërimit të Eduard Shalsit në postin e ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, gjithashtu një vend i mbetur bosh, është edhe ai i nënkryetarit të Komisionit të Integrimit, pas emërimit të Bledi Çuçit si ministër i Bujqësisë.


Kryetarët e Komisioneve, poste të cilat propozohen nga kryetari i grupit parlamentar dhe i miraton më par kryesia e partisë, pritet të bëhen publikë në fillim të sesionit të ri parlamentar.

(BalkanWeb)