TIRANE

Partitë opozitare depuetët e të cilëve dogjën mandatet, kanë mbetur jashtë zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Asnjë prej partive pjesë e koalicionit opozitar, PD, LSI, PR, LZHK, PDK, PBDNJ, PDIU, si dhe të tjera që nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, nuk janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të garuar në përballjen për pushtetin vendor, ndërkohë që afati i regjistrimit ka përfunduar. E marta ishte afati i fundit ligjor, brenda të cilit partitë politike do të duhet të dorëzonin kërkesat për regjistrim në zgjedhje.

Por, situata nuk i ka penguar parti të tjera të regjistrohen në zgjedhjet e 30 qershorit. Me vendim të KQZ janë regjistruar deri më tani 34 forca politike, që do të masin forcat në përballjen e 30 qershorit. Partia Socialiste pas kërkesës depozituar në KQZ më 8 Prill është regjistruar zyrtarisht në zgjedhje. Për mazhorancën nuk ka asnjë dyshim që ditën e fundit të qershorit në vend do të organizohet zgjedhjet lokale.

KQZ ka vendosur të regjistrojë edhe 33 parti të tjera, ndër të cilat, socialisdemokratët e Skënder Gjinushit, Fryma e Re Demokratike e ish-Presidentit Bamir Topi, Demokracia Sociale e Paskal Milos, Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës, Partia Zgjidhja e Koço Kokëdhimës, apo edhe Partia Lista e Barabartë, që ende figuron me drejtues Ben Blushin edhe pse ky i fundit është tërhequr nga politika.

Në KQZ, janë regjistruar edhe 5 parti të tjera, të cilat para krizës politike ishin rreshtuar krah opozitës së sotme.

Në pritje për të marrë vulën përfundimtare nga KQZ si pjesë e zgjedhjeve janë edhe 8 parti të tjera, të cilat kanë dorëzuar brenda afatit ligjor kërkesat për regjistrim në KQZ. Një prej tyre është edhe Bindja Demokratike, e cila depozitoi kërkesën në limitet kohore. E në këto kushte i takon KQZ të vendosë për regjistrimin e tyre në zgjedhje.

Në total, pjesë e garës për zgjedhjet e pushtetit vendor do të jenë 42 subjekte politike, që kanë respektuar afatet ligjore për regjistrim.

Partitë e regjistruara në KQZ:

1. Partia Socialiste e Shqipërisë                                     Edi Rama
2. Partia Socialdemokrate Shqiptare                            Skender Gjinushi
3. Partia Fryma e Re Demokratike                                Bamir Topi
4. Partia Demokracia Sociale                                          Paskal Milo
5. Partia Ligj dhe Drejtësi                                                Spartak Ngjela
6. Partia Lista e Barabartë                                               Ben Blushi
7. Partia Zgjidhja                                                                Koço Kokëdhima
8. Partia e Gjelbër                                                               Edlir Petanaj
9. Partia Kristian Demokrate                                           Dhimitër Muslia
10. Partia Aleanca Demokristiane                                   Zef Bushati
11. Partia Socialiste e Moderuar                                      Gjergji Koja
12. Partia Unitetit Kombëtar                                            Idajet Beqiri
13. Partia Emigracionit Shqiptar                                     Kostaq Papa
14. Personat me Aftësi të Kufizuar                                  Gjovalin Shqalshi
15. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare                            Genci Sakaj
16. Partia e të Drejtave të Mohuara                                 Ilir Vata
17. Demokracia e Re Europiane                                       Koçi Tahiri
18. Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane                  Valentino Mustaka
19. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet     Kujtim Muça
20. Partia Ardhmëria Shqiptare                                       Emin Subashi
21. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen                     Kristo Kiço
22. Partia për Demokraci dhe Solidaritet                       Gaqo Apostolo
23. P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve         Ymer Kurti
24. Partia Komuniste e Shqipërisë                                  Qemal Cicollari
25. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar                         Ylber Valteri
26. Partia Ora e Shqipërisë                                                Zef Shtjefni
27. Partia Bashkimi Liberal Demokrat                           Arian Starova
28. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë                       Arian Galdini
29. Partia Kombëtare Konservatore                                Kujtim Gjuzi
30. Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve    Kadri Isufaj
31. Partia Aleanca Kuq e Zi                                                Kreshnik Spahiu
32. Partia e Reformave Demokratike                              Krenar Rryçi
33. Partia e Pajtimit Kombëtar,                                        Spartak Dobi
34. Partia Socialpuntore Shqiptare,                                 Ramadan Ndreka

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb