Në më pak se një vit nga zgjedhjet lokale, kryebashkiaku i Tiranës ErionVeliaj, ka kërkuar marrjen e masave të domosdoshme për krijimin e ambienteve të përshtatshme për procesin e votimeve.

Në takimin me administratorët e 24 njësive, Veliaj la të kuptojë se do rikandidojë për të vijuar punën në drejtimin e Bashkisë.

“Nuk dua që të ndodhi ajo që ndodhi me Bashkinë e kaluar, ku rras e plas njerëz nëpër lokale, nëpër mejhane. Kemi një vit kohë, duhen piketuar zonat që tani shfrytëzoni ambientet e reja dhe dita e votimit, duhet të jetë model. Harrojeni që unë jam një nga kandidatët ne duhet ta bëjmë sa më të lehtë që secili të ketë akses në një qendër të afërt dinjitoze, jo te pijaneci i lagjes për të shkuar për të votuar”, u shpreh Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb