Douglas Costa, ish-sulmuesi i njohur i Juventusit, ka hapur në llogari në platformën për të rritur “Only Fans”. Ka qenë Costa, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar edhe motivin.

“Kam krijuar llogarinë në OnlyFans, aty do të ketë gjithçka ekskluzive për fansat e mi. Është diçka që ata nuk mund ta shohin në asnjë vend tjetër.

Vendosa të bashkohem me OnlyFans sepse besoj në besueshmërinë dhe potencialin e kompanisë për shtrirje globale. Ky partneritet ka gjithçka për të qenë shumë interesant dhe i suksesshëm.”, tha Costa.

33-vjeçari brazilian ka luajtur gjatë karrierës së tij me Shakhtar Donetsk, Gremio, Bayern dhe Fluminense.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb