TIRANË

Protesta e ardhshme kombëtare e opozitës do të jetë më 21 Qershor ora 20.00. Ky është lajmi që vjen nga selia e PD-së ku janë mbledhur strukturat më të larta dhe është diskutuar për aksionin opozitar.

Siç vihet re, opozitae  ka zhvendosur orën e protestës me 60 minuta, duke e bërë nga ora 19:00 në 20:00.

Protesta e fundit e opozitës ishte më 8 qershor, dita kur edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta njoftoi vendimin për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor dhe i bëri thirrje opozitës të tërhiqej nga protesta.

U duk se pas dekretit të Presidentit opozita nuk do të kishte më protesta por me sa duket, ka një rikthim në kauzë. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Mallakastra se zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund t’i ndalë dot askush.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb