TIRANË – Qeveria ka përcaktuar sot, me një vendim të posaçëm, sesi duhet të bashkëpunojnë me njeri – tjetrin, institucionet e administratës publike, se çfarë duhet të përmbajë një kërkesë që ata i bëjnë njeri – tjetrit dhe brenda sa ditësh duhet të kthehet përgjigja. Konkretisht, Kryeministria pret vetëm 3 ditë që t’i jepet përgjigje për kërkesat urgjente dhe 7 ditë, për kërkesat e zakonshme.

Sipas VKM-së, “çdo institucion i administratës shtetërore ka të drejtë të kërkojë nga institucionet e tjera të administratës shtetërore të dhëna. Kërkesa në këtë rast duhet të përmbajë: a) organin që bën kërkesën; b) llojin e të dhënave, informacionit apo ndihmës që kërkohet në këto raste; c) arsyet e një kërkese të tillë; ç) argumentimin e urgjencës nëse ekziston dhe d) nënshkrimin e titullarit të institucionit apo personit përgjegjës.

Institucioni pritës duhet të kthejë menjëherë përgjigje për kërkesën për bashkëpunim dhe kurdoherë brenda afateve të përcaktuara në këtë vendim, që në rastin e Kryeministrisë janë:

Kur kërkesa bëhet nga Kryeministria, afati për kthimin e përgjigjes është deri në 3 ditë pune për kërkesat e klasifikuara si urgjente dhe 7 ditë pune për kërkesat e klasifikuara si të zakonshme.

Kur kërkesa bëhet nga ministritë, drejtuar Kryeministrisë, afati për kthimin e përgjigjes është deri në 3 ditë pune për kërkesat e klasifikuara si urgjente dhe 9 ditë pune për kërkesat e klasifikuara si të zakonshme.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: