TIRANË

Për maxhorancën kjo është java e fundit e fushatës elektorale për 30 qershorin.


Ndërkohë që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, Presidenti i Republikës ka anuluar zgjedhjet me një dekret, Partia Socialiste është e vendosur të kryejë votime.


Porositë e fundit për javën e fundit të fushatës dhe aktivitetet e 5 ditëve të mbetura janë dhënë sot në mbledhjen e kryesisë së PS, ku gjithashtu është vendosur edhe vendi dhe data për mbylljen e fushatës. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se mitingu për mbylljen e fushatës do bëhet ditën e premte në Vlorë. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është deputet në qarkun e Vlorës, ndërsa dhe dy zgjedhjet e fundit mitingjet finale janë mbajtur në këtë qytet.


(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb