Nëse Lewis Cook zhvillon një ndeshje me Anglinë gjatë javës së ardhshme, gjyshi i tij do të festojë për më shumë se një arsye. Mesfushori i Bournemouth është thirrur nga ekipi i të rriturve për herë të dytë për ndeshjet miqësore që do të luhen kundër Holandës dhe Italisë që janë planifikuar të luhen nesër dhe të martën. Dhe nëse ai futet në fushë për të luajtur në një nga këto dy takime, gjyshi i tij Trevor Burlingham do të fitojë një shumë të konsiderueshme parash.

Kthehemi pas në vitin 2014, kur Cook ishte 18 vjeç dhe luante për ekipin e parë të Leeds, Burlingham vendosi 500 paund bast që nipi i tij do të fitonte një ftesë nga kombëtarja e të rriturve dhe do të luante të paktën një ndeshje zyrtare para se ai të festonte ditëlindjen e tij të 26-të. Në kompaninë William Hill në Tadcaster të qytetit North Yorkshire, i dhanë atij koeficientin 33, duke lënë të kuptohet se ai do të fitonte 17 mijë paund nga ky bast, shkruan ‘EDS’.

“Lewis është vetëm një hap larg fitimit të bastit nëse nipi i tij do të hyjë në fushë për të luajtur, ndërsa gjyshi i tij do të paguhet për besimin që ka shfaqur ndaj nipit të tij”, tha përfaqësuesi i William Hill, Joe Crilly.

“Ai ka qenë në formë të mirë këtë sezon dhe meriton të luajë, prandaj shpresojmë se ai të mund të shkojë më mirë dhe të aktivizohet në një ndeshje në ditët e ardhshme”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb